Eri i revoltuar tregon të fshehtat e “Përputhen”: Olsa cakton takimet e vajzave

Eri tregoi dje se përpara përjashtimit ka dashur të zhvillojë një takim të veçantë me një nga vajzat dhe i ka kërkuar produksionit të bëjë një takim me helikopter, por ata nuk e kanë lejuar.

“Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj”, shkruante Eri.

Sot takimi me helikopter ndodhi kur Princi surprizoi Jasminën dhe Eri ashtu siç kishte deklaruar, ashtu bëri. Ai doli në një video live dhe tha se në fillim Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen”, nuk e lejoi që të zhvilonte një takim me helikopter me Ledjanën, sepse sipas saj kjo e fundit nuk kishte audiencë.

“Në fillim Olsa më tha ti nuk do e bësh me Ledjanën këtë takim, por do e bësh me një person tjetër, sepse Ledjana nuk ka audiencë. Më vonë personi tjetër u largua nga studio dhe kur erdhi rasti që Ledjana do bëntë takimin e dytë me mua ajo i tha me mesazh jo nuk do e bësh takimin me Erin. Unë e mora në celular edhe i them Olsës takimin e dytë me Ledjanën dua ta bëj me helikopter se është takimi im dhe dua ta bëj si dua vetë. Në fillim Olsa më tha ok. Pastaj më mori gazetarja e Për’puthen dhe më tha Eri nuk do e bësh këtë takim, sepse e ka bërë më parë Love Story dhe nuk ka shans asnjë njeri tjetër që ta bëj atë takim me helikopter”, tha Eri duke shtuar se Olsa ju thotë vajzave se cilët djem duhet të zgjedhin për takime.

 


Shtuar 12.03.2021 15:36