Enca sapo konfirmoi se është në një lidhje dashurie? (FOTO LAJM)

Enca është një ndër personazhet më dinamikë të showbiz-it shqiptarë. Edhe pse shumë e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse, një ndër temat për të cilat këngëtarja nuk ka dashur kurrë të japë infromacion është jeta private. E pyetur shpheshhere për këtë temë, Enca është shprehur se nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie.

Por duket se së fundmi gjërat kanë ndryshuar dhe këtë na e tregoi vetë artistja.

Enca ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet duke mbajtur në dorë një pusullë romantike në të cilën shkruhet:

“Faleminderit që je e imja”

“Të zgjohesh kështu”, ka shkruar Enca mbi foto.

Meqë konfirmimin e morëm që Enca “është e dikujt”, tani jemi gjithë sy e vesh për të zbuluar personin në fjalë.


Shtuar 24.11.2022 16:07

koment