Enca ka vendosur të thyejë rregullin e saj të privatësisë këtë fundvit. Këngëtarja prej kohësh është në një lidhje dhe këtë e ka lënë të kuptohet me postimet e saj, por këtë herë ka vendosur të bëjë një hap më shumë duke postuar foton e parë me partnerin.
Ndonëse atij ia ka mbuluar fytyrën me një emoji zemër, kaq ka mjaftuar që fansat të bëhen kuriozë se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Encës.
Foton këngëtarja e ka publikuar së bashku me disa imazhe nga shtëpia e zbukuruar për festa dhe foto të saj e veshur si Babagjyshe. E mesa duket dhurata e Babagjyshes këtë vit ishte kjo foto!