Kultivoi kanabis në ballkonin e vilës! Sa vite burg rrezikon Enca

Policia ka arrestuar këngëtaren e njohur Ruenca Haxhia e njohur si Enca. Ajo është vënë në pranga së bashku me të dashurin e saj, pasi në ballkonin e banesës i janë konstatuar disa bimë kanabisi.

Këngëtarja para bluve të Tiranës është shprehur se i ka për përdorim vetjak.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.


Shtuar 12.09.2023 15:26