Emri dhe detajet e tjera, Ueda zbulon gjithçka për shtatzëninë

Ueda Nderca dhe Arlind Gashi çifti që nisi romancën në formatin e dashurisë “Love Island Albania” nga e cila dolën dhe fitues po shijojnë periudhën më të bukur, pasi zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër.

Ky lajm u prit me përgëzime edhe nga publiku dhe ndjekësit që besuan në dashurinë e tyre. Ueda ka ndarë me ta momente nga përditshmëria e saj dhe detaje nga shtatzënia.  Në një intervistë “virtuale” me ndjekësit  në Instastory ajo zbulon se çifti ka menduar për emrin por nuk e kanë vendosur ende.

Po ashtu Ueda tregon se ka patur disa komplikacione të cilat i ka kaluar dhe është shumë e lumtur që po bëhet nënë për herë të parë.


Shtuar 19.03.2024 12:58