“A do veproje ndryshe?”/ Flori dhe Ditea flasin për eliminimet

Spektaklin e mbrëmjes së sotme, fermerët do të zbulojnë të eliminuarin e radhës në “Ferma VIP”.  Lidhur me eliminimin, Ditea dhe Flori kanë zhvilluar një bisedë. Ditea theksoi se e kishte harruar që ishte në eliminim, por e pyetur nga Flori theksoi se sërish nuk do të ndryshonte asgjë nga qëndrimi i saj këtë javë.

Pjesë nga biseda:

Ditea: E di që gjithë këto ditë e kisha harruar faktin që jemi në nominim të gjithë

Flori: E kishe harru ti?

Ditea: Dje në darkë e kam kujtuar

Flori: Pse do veproje ndryshe po ta dije?

Ditea: Jo, thjesht më ishte fshirë fare nga mendja se çfarë do ndodhë sot

 


Shtuar 29.04.2024 16:48