Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Livia Brunga, është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!
Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, Livia përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype.
Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab”.
Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin”.
Ata e mbyllën komunikimin, duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”.