Elvisi rrëfen për herë të parë lidhjen me kosovaren: Gabimi më i madh i jetës

Elvisi vendosi të linte përfundimisht “Pë’puthen” pasi u kryqëzua nga të gjithë për një postim të rëndë dhe thumbues kundër Antonelës. Duke nisur nga opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, e shumë të tjerë ju kthyen kundër Elvisit për postimin.

Pas gjithë debatit ky i fundit vendosi të largohej duke u shprehur se nuk pranon që të bëhet ai kurban për të fituar dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Së fundmi, ai është rrëfyer në InstaStory teksa i përgjigjej ndjekësve të tij. Megjithëse më herët tregoi se gjysma e konkurrentëve të “Për’puthen” janë të lidhur jashtë, ai nuk preferoi të zbulonte më shumë se kaq, duke thënë se nuk e donte famën duke bërë thashetheme.

Megjithatë, Elvisi foli për lidhjet e tij jashtë emisionit dhe tregoi se kishte qenë i lidhur me një vajzë nga Kosova.

“A do lidheshe me një vajzë nga Kosova? (nëse s’është e famshme si ty)”- e pyet dikush, ndërsa ish-konkurrenti ia kthen.

“Kam qenë  i lidhur me një vajzë nga Kosova. Madje e para fare ka qenë nga Kosova. Gabimi më i madh i jetës time. Problemi është që vdes t’gaboj”- shkruan ai.


Shtuar 31.03.2021 13:51