Elita Rudi pyet live në emision Gjikon: A më ke tradhtuar?

Moderatorja e njohur Elita Rudi u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekran me emisionin “The Elite way”. Programi është prime-time, çdo të diel në 21:30 dhe u dedikohet personazheve VIP.

Në puntatën e parë ishte i ftuar edhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Gjiko, i cili nuk i shpëtoi pyetjeve pikante.

Ajo nuk ngurroi ta vendoste edhe në siklet gjatë një loje me pyetje të tipit: “A e ke tradhtuar gruan”?

Gjithsesi, reperi ishte i prerë në përgjigjen e tij, duke thënë:

“Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu”.

Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.


Shtuar 20.05.2024 11:59