Elita dhe Gjiko çojnë Botën te gjyshja dhe e presin me festë speciale

Në fillim të këtij muaji Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Bota.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lirije Gjikolli (@lirije_gjikolli)

Sot Elita dhe Gjiko kanë udhëtuar drejt Pejës për të prezantuar të voglën me gjyshe Lirijen. Ajo kishte përgatitur një festë speciale për mbesën dhe pamjet i ka publikuar në Instagram.

Nëna e Gjikos ka publikuar edhe një foto shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur Botën në krahë.

Shtuar 27.03.2021 03:03