Në një rrëfim tejet personal në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë këndvështrimin e saj për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhëniet, si edhe për jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e percepton sot botën.
Sipas Eglit, ajo që përjetohet brenda shtëpisë nuk mund të kuptohet nga askush që nuk ka qenë vetë pjesë e asaj eksperience. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, deklaroi ajo. Egli pranoi gjithashtu se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk mund të tërhiqej, megjithëse e dinte se publiku po e gjykonte.
Të lidhura
None found
Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe konceptit që ajo ka për dashurinë në ditët e sotme.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.
Ajo trajtoi edhe materializmin, duke folur për tendencën e shumë djemve që kërkojnë t’u bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të vërtetë.
Egli shpjegoi gjithashtu arsyen pse zgjodhi të mos e mbante më fizikun shumë muskuloz që kishte krijuar falë palestrës.
“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.
Kur u pyet për aspektin sentimental të jetës së saj, Egli pohoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të hynte në një marrëdhënie që nuk i sjell lumturi.
