Revolta mbërrin në ditën e 61-të, qytetarët protestojnë sërish sot: Rama të dorëhiqet!

Qytetarët do të mblidhen edhe këtë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta kundër qeverisë shënon ditën e saj të 61-të dhe vijon mobilizimin e përditshëm.

Nisma, e cila fillimisht erdhi si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, tashmë është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare.

Të lidhura

None found

Prej më shumë se dy muajsh, protestuesit dalin në rrugët e Tiranës kundër qeverisë dhe asaj që e përkufizojnë si kastë politike.

Përgjatë 60 ditëve të fundit janë organizuar tubime dhe marshime në akset kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes.

Aktivistët pohuan edhe gjatë tubimit të një dite më parë se nuk do të tërhiqen. Sipas tyre, dy muajt e protestës dëshmojnë qëndresën qytetare, ndërsa mobilizimi do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të deklaruara.

Pas grumbullimit përpara Kryeministrisë, protestuesit kryen marshimin e tyre të përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes ata përsëritën thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

I njëjti skenar parashikohet të ndiqet edhe sot. Në fillim do të zhvillohet tubimi përpara Kryeministrisë, ku do të flasin aktivistë dhe qytetarë, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.

Organizatorët kanë nënvizuar se protesta do të vazhdojë pa ndërprerje. Ata deklarojnë se qytetarët do të dalin çdo ditë, derisa të plotësohen kërkesat e tyre për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike.


Shtuar 30.07.2026 07:30

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet