Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj dhe “Big Brother Vip 3″.
A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!
Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bëj ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.
Si e komenton Grida Duma Eglën si banore?
Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka.