Në spektaklin e BBV3 mbrëmjen e sotme, ka nisur me debatet e fundit që kanë zhvilluar Meritoni dhe Egla.
Këto ditët e fundit, Meritoni e ka sulmuar dhe tallur, ndërsa Egla nuk ka reaguar dhe i është shmangur shpesh herë, duke mos krijuar situata. Meritoni shprehet se Egla viktimizohet dhe këto tre ditët e fundit mendon se ka ndryshuar shumë, ndërsa ajo e ironizon duke i bërë rep.
Meritoni: Shoh një Egla që luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale, kur Ori e ngriti në piedestal, tentoi të mbulonte tensioni.
Egla: Ma shpif kur flet Meriton, hajd çohu ik. (Egla bën rep me ironi)
Meritoni: Edhe Ledri të ka shkruar që kështu do të të marrim në studio. Ndryshimi i kësaj në 360 gradë brenda 3 ditëve, më ka befasuar.
Ledioni: E ndjen veten të rrezikuar në ëktë lojë nga Egla?
Meritoni: Jo kam rënë në grackat e Eglës, por jo. Më ka thënë përndjekës por ia ka thënë edhe Julit.
Egla: Me atë që ti ke bërë, mund të ishe dhe i denoncuar./ Top Channel