Egla Ceno shpallet fituese e “Big Brother VIP”

Aktorja Egla Ceno, ka fituar çmimin e madh 100 mijë euro të “Big Brother VIP Albania3”.

Për herë të parë një grua fiton “BBV”.

Egla ia doli të mposhtë me më shumë vota finalistin tjetër, aktorin Julian Deda.

Më herët, u eliminuan Meritoni, Heidi dhe Romeo.

Egla Ceno, ishte ajo që fiku dritat e shtëpisë më të famshme në vend.


Shtuar 26.05.2024 07:18