Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP”

Aktorja Egla Ceno, u shpall fituese e “Big Brother Albania VIP 3”, duke e bërë kështu banoren e fundit të shtëpisë, që fiku edhe dritat.

Pasi “rrëmbeu” Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, me të mbërritur në studio ajo u shpreh:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme.

Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, u shpreh ajo.


Shtuar 26.05.2024 09:45