Aktorja e njohur Egla Ceno, gjatë pyetjeve të zhvilluara në sfidën e “Thuaje ose Pije” të “Vëllait të Madh”, ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re, i kanë kërkuar favore s*ksuale në këmbim të një vendi pune.
“A të ka kërkuar ndonjëherë favor s*ksual shefi? Ishte pyetja që iu drejtua banorëve, ndërsa Egla tregoi historinë e saj kur sapo kishte mbaruar akademinë, që sipas saj punëdhënësi që ajo shkoi për të kërkuar punë, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë aspekt.
“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë”,– u shpreh aktorja.