Edona James paralajmëron këngën e re, ndan një pjesë të shkurtër në rrjete sociale

Edona James po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Transgjinorja nga Suhareka lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Të lidhura

None found

Ajo ka publikuar një video nga pushimet, me anë të të cilës prezanton edhe këngën e saj të re.

Duket se në këtë projekt ka thumbuar një ish-banore të Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicajn, me të cilën nuk ka raporte të mira.

“Kënga e re. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

 


Shtuar 9.07.2024 15:51