Edhe kjo nuk ishte dëgjuar, dikush po shet shtrenjtë qese me ajër nga koncerti i Kanye West

Dikush është aq kreativ sa po shet një qese hermetike për të cilën pretendon se është e mbushur me ajër nga eventi i fundit i organizuar nga Kanye, ku prezantoi albumin e shumëpritur, “Donda”. Dhe si çdo gjë e këngëtarit edhe ajri nga koncerti i tij po vleresohet shtrenjte

Kanye performoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për të promovuar albumin, që do të publikohet më 6 gusht. Një fans “përfitues”, @imacanon16canz, vendosi të ndiqte trendin e “ajrit në shishe”.

Çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrik.

Duke marrë parasysh që shumë milionerë u rreshtuan në “Amazon e të pasurve” (HushHush.com) për të blerë shishe me ajër nga mali Everest për 455,700 dollarë, padyshim që ajri rreth Kanye West do të shitet për një shifër të majme.


Shtuar 28.07.2021 13:06