E zbresin nga avioni se ishte shumë seksi, reagon influencerja: Nuk isha lakuriq (FOTO LAJM)

Një bodybuilder turke si dhe ndikuese e medieve sociale është ndaluar të fluturonte nga Texas për në Miami në 8 Korrik me linjën “American Airlines”, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra dhe kjo gjë do ishte një shqetësim për familjarët që ndodheshin në avion.

Këtë incident Deniz Saypinar e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfryn gjithë inatin e saj.

Me lot ajo u tregoi ngjarjen një milion ndjekësve të saj. Tregoi se si stafi e kishte fyer kur i thanë se ajo ishte pothuajse “e zhveshur”.

“Ata më ndaluan të udhëtoja sepse më thanë ju jeni lakuriq dhe ofendoni familjet e tjera”, është shprehur ajo.

Saypinar, 26 vjeç është një trajner gjimnastikor, sipërmarrëse dhe ndikuese i medieve sociale.

Shtuar 13.07.2021 14:30