Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Report TV”, habiti me deklaratën e saj duke thënë hapur se Olsi Bylyku për të është aktori më i keq.
“Unë me të gjithë, u bëra kaq vite që punoj. Por, ndoshta me Julin sepse kemi krijuar një lloj kimie me njëri-tjetrin dhe jemi ai çifti i pandashëm. Me Julin ndoshta që jam e sigurtë që edhe mos të di asgjë hyj në skenë pa frikë. Më ndodh edhe me Albanin”, u shpreh aktorja.
Sa i përket aktorit më të keq sipas saj, Cubi tha: “Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”
View this post on Instagram