Është rritur dhe tani e ka si shoqe, Soni Malaj publikon për herë të parë të bijën (FOTO LAJM)

Soni Malaj ka festuar 40-vjetorin e saj, dhe ka organizuar një festë të madhe me të afërm e miq zemre.

Edhe në këtë rast, këngëtarja risolli disa nga hitet e saj por nuk ishte vetëm. Bashkë me të ëmën, u ngrit të këndonte edhe vajza e saj, Ana, portretin e së cilës ajo e kishte mbajtur deri tani larg vëmendjes së publikut. Nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar një nga këngët më të famshme të Sonit, “E vogla”.

Kjo ishte hera e parë e Anës në skenë, ndërsa për Sonin, edhe pse nuk numërohen, kjo do të mbetet një nga më të veçantat, ose edhe më e veçanta në karrierën e saj.

Ajo e ka mbajtur të bijën larg blitzit të aparatit fotografik, madje tha se në rrjetet sociale, do të postonte foto me të kur ajo të shkonte 18 vjeç e të vendoste vetë. Soni shtoi me humor se atëherë do të postonte Ana foto me të, jo ajo me të bijën.


Shtuar 25.10.2021 09:34