Bëhet e ditur se banori i BB VIP Kosoca Gjon Karrica ka pësuar një sulm epileptik sot rreth orës 08:30 të mëngjesit, burimet nga QKUK merret vesh se Karrica është jashtë rrezikut për jetë.
Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.
Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother.
“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.
Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova” thuhet në njoftim.
View this post on Instagram