Ditën e djeshme një postim i bërë nga Loredana në Instagram la të kuptohej se ajo dhe Mozzik po mendojnë të bëhen sërish prindër. Reperja publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilës shkroi: “Kam nevojë për një bebush të dytë”.
Mirëpo, mesa duket nuk është vetëm “mendim” apo “dëshirë”. Çifti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Loredana.
Ajo ka publikuar në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet.
Më tej ajo ka ndarë një foto të Mozzikut pranë Hanës, duke shprehur vlerësimin e madh për të si baba.
“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”, ka shkruar reperja.