Beniada Nishani ka folur për herë të parë për ndarjen nga Blerti Hajdari. E ftuar sot në “Wake up”, modelja tha se mban vetëm kujtimet e bukura nga ajo lidhje dhe i uron më të mirat.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur”, tha Beniada me sytë e përlotur, gjë që ia vunë në dukje dhe moderatorët.