Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë prindër të djalit Rocky. Prej disa muajsh çifti është munduar të mos ia zbulojnë portretin të birit, por paparazzët në SHBA nuk kanë qëndruar të qetë. Së fundmi në rrjet po qarkullon fotoja e djalit të çiftit, e shumë prej komenteve thonë se Rocky ngjason shumë me djalin e madh të Travis.
Më 4 nëntor, ylli i ‘Kardashians’ dhe bateristi i Blink-182 mirëpritën djalin e tyre. Menjëherë pas kësaj, një burim i tha People se Kardashian është “e emocionuar me ardhjen e djalit të saj. Ajo është e lumtur që mund ta përqafojë djalin e saj tani. Ajo ndihet kaq e bekuar.”
Burimi gjithashtu vuri në dukje se shtatzënia e Kardashian thuhet se “mori një kthesë stresuese drejt fundit”.
Kourtney dhe Travis u martuan në Itali në vitin 2022 pas një miqësie shumëvjeçare. Pas disa përpjekjeve të dështuara IVF, ndodhi mrekullia për Kourtney dhe artistin.
Pjesë të rrugëtimit të tyre për t’u bërë prindër së bashku u dokumentuan në serialin e realitetit Hulu, The Kardashians.