Një incident është shënuar pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku gazetari i “Kosova News”, Jeton Sopa, dyshohet se është sulmuar nga disa protestues.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi gjatë protestës kundër ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sipas raportimeve, njëri prej protestuesve, që dyshohet se kishte veshur rroba të veteranëve të UÇK-së, e ka goditur Sopën me shuplakë në kokë.
Pas këtij veprimi, gazetarit i është kërkuar të largohej nga hapësira ku po mbahej protesta.
Më pas, një protestues tjetër dyshohet se e ka shtyrë Jeton Sopën, duke ia vështirësuar ushtrimin e detyrës profesionale.
