E mbani mend Berkanin? Këngëtari rikthehet dhe i përlot të gjithë

Me siguri të gjithë e mbani mend Berkanin, këngëtarin që pati shumë sukses në vitet 2000, publikoi disa videoklipe e mori pjesë në kompeticione muzikore. Berkan për një kohë të gjatë hoqi dorë nga muzika dhe u zhduk nga jeta publike.

Së fundmi ai është rikthyer duke sjellë një këngë me titull “Baba”, dedikuar babait të tij të ndjerë, ku shfaqet i përlotur.

Berkan Ahmeti është martuar dhe ka krijuar familjen e tij. Ai është baba i një vajze me të cilën poston shpesh foto.


Shtuar 20.03.2021 11:51