“E lidhur jashtë programit, nuk e do Mevlanin”, Ledjana reagon pas deklaratave të Erit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Eri ishte i ftuar në emisionin “Express Rozë”. Ai bëri një deklaratë të fortë për Ledjanën, teksa u shpreh se ajo i ka pohuar me gojën e saj që nuk ka ndjenja për Mevlanin.

“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhiqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhiqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show. Lidhja e tyre është skenar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tha Eri.

Ai shtoi se Ledjana është e lidhur jashtë programit. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë zhurmë në rrjet dhe vetëm së fundmi Ledjana ka reaguar.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, konkurrentja është shprehur se ruan respekt të veçantë për Erin, por nuk ka pse të thotë gjëra të pavërteta vetëm për t’u bërë lajm.

“Më keni pyetur shumë në lidhje me këtë çështje ndaj do iu përgjigjem që të hiqni çdo dyshim që keni. Për Erin ruaj një respekt të veçantë, madje e kam shprehur dhe në studio që nuk kam qenë dakort me largimin e tij. Ajo çfarë më bëri më tepër përshtypje nuk ishte fakti që tha unë s’kam ndjenja për Mevlanin (fundja askush nuk është në zemrën time për të parë se çfarë ndiej unë), por bindja e tij që unë kam një lidhje jashtë. Mendoj se është më e rëndësishme që të fokusoheni tek vetja  dhe përditshmëria juaj sesa të thoni diçka sa për tu bërë lajm”, ka shkruar Ledjana.

Shtuar 22.03.2021 11:03