E “kryqëzuan” se pozoi topless para djalit 2-vjeçar, reagimi epik i modeles (FOTO LAJM)

Chrissy Teigen ka shkaktuar një lum komentesh lidhur me postimet e saj të fundit në rrjete sociale.

Modelja shfaqej topless teksa qëndronte pranë djalit të saj 2-vjeçar, Miles. 35-vjeçarja i parapriu kometeve negative duke shkruar krahas postimit:

“Prit derisa të mësojnë se ne bëjmë dush së bashku”.

Chrissy po qëndronte në këmbë, e veshur me një korse të zezë me bel të lartë, ndërkohë që Miles qëndronte tek këmbët e nënës së tij.

Supermodelja mbuloi gjoksin me duart e saj, gjithashtu, kishte zgjedhur të vishte edhe taka të zeza, shumë të larta, për të nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata. Chrissy është edhe nënë e një vajze 4-vjeçare, Luna, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin e njohur, John Legend.


Shtuar 17.03.2021 13:24