E “kryqëzuan” se kërkoi ndihmë financiare, Kylie Jenner ju mbyll gojën të gjithëve me përgjigjjen

Kylie Jenner ndau ditën e djeshme një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin Samuel Ruda, i cili u përfshi në një aksident serioz dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë javën e kaluar. Ndjekësve të Kylie-t kaq ju desh që të shpërthenin kundër saj. Ata iu kundërvunë 23-vjeçares, duke u shprehur se Kylie me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.

“Pse Kylie Jenner kërkon donacione për të financuar operacionin e artistit të saj të makeup-it kur është një miliardere,”- shkroi dikush në Twitter.

“Si ndodhi që Kylie nuk e paguan artistin e saj të makeup-it aq sa të përballojë një operacion 60,000 dollarë? Kjo është pyetja. Biznesi i saj është makeupi. Ai është grimieri i saj. Ai nuk i sjell miliona,”- ishin disa prej komenteve në Twitter për Jenner.

Njerëzit reagojnë keq: Kylie, me $900 milionë, u kërkoi

Ndërkohë së fundmi ajo ju është përgjigur të gjithë kritikave përmes në deklarate të gjatë në Instagram. Ajo ka treguar se në fakt ka kontribuar edhe vetë për shërimin e grimierit dhe se kjo ndihmoi në plotësimin e shifrës prej 10 mijë dollarësh.

“E ndjej se është e rëndësishme për mua që të sqaroj këtë histori të rreme, sikur unë ju kam kërkuar fansave të mi para dhe se vetë nuk po paguaj për shërimin e grimierit tim. Sam nuk është grimieri im dhe fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie personale, por unë kam punuar me të disa vite më parë dhe mendoj se ai është njeri shumë i mirë”, është shprehur ajo.

Më pas Kylie ka treguar se në fillim mësoi për aksidentin e Samuel nga grimieri i saj aktual, Ariel Tejada dhe u ndje e detyruar që ta ndihmonte.

“Ata kishin mbledhur 6 mijë dollarë, kështu që unë dhurova 5 mijë dollarë për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova që ta postoja në instagramin tim për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz nëse donin të kontribonin”, ka shpjeguar Kylie.

“Unë nuk e di si u transformua gjithë kjo histori, por familja e Samuel më ka kontaktuar përmes Ariel dhe janë shumë mirënjohës për gjithë donacionet, lutje dhe dashuri për Sam”, ka shkruar ajo.

Kylie Jenner, Instagram


Shtuar 23.03.2021 12:12