Ansi Agolli: Shqipërisë t’i japim pak kohë

Ansi , ish-futbollisti i kombëtares, kërkon që kuqezinjve t’i jepet pak më shumë kohë pasi ekipi nuk bëhet me shkop magjik. Në emisionin Skaner, Agolli u shpreh se me kalimin e kogës edhe liderët do të dalin në pah.

“E pashë ndeshjen e Kombëtares. Deri në momentin që pësuam golin e parë më pëlqeu skuadra. Ishte një mos markim i duhur, sepse Kane i mori atë qindtën e sekondës. Pas atij goli Anglia dominoi shumë fare. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë.

Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi”, u shpreh Agolli.


Shtuar 30.03.2021 11:25