“E kam rival”, Sokol Balla flet për raportin me Blendi Fevziun: Ja çfarë më tha herën e fundit kur më mori në telefon

Sokol Balla ka treguar në “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme se ka një marrëdhënie shumë të mirë me gazetarin Blendi Fevziu.

Ai u shpreh se biseda më e fundit mes tyre ishte rreth një udhëtimi.

Donald Veshaj: Meqënëse ishim tek konkurrenca, a e ke rival ti Blendi Fevziun?

Sokol Balla: Po e kam rival. Kam marrëdhënie normale me të.

Donald Veshaj: Ke marrëdhënie shoqërore me të?

Sokol Balla: Po, për shembull herën e fundit që më mori në telefon më tha ku e more vizën kur ike në Paraguaji, pastaj bëmë plane të ikim në Angola.

Në 2018 shkoj në Kolumbi dhe na Panama, kisha një guidë një djalë, që më bëri guidën dhe pas rreth një viti më çon Fevzoi një foto dhe kishte qëlluar me të njëjtin djalë.

Shtuar 28.05.2022 09:45