“E kam dashur njësoj si të tjerat”, Donaldi acaron Bora Zemanin dhe mori një përgjigjje (FOTO LAJM)

Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.

Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Duket se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Bora Zemanit e cila ka zgjedhur të reagojë pa shumë fjalë por duke injoruar fjalët e ish-partnerit.

Teksa ka ndarë foto në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, shkruan ajo.


Shtuar 13.07.2021 08:47