Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP3” lexuan mesazhet e ardhura për ta nëpërmjet “Big Love”. Një prej tyre ishte aktori i njohur, Ermal Mamaqi, i cili i dërgoi një mesazh për Heidi Bacit.
“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”.
Por ky mesazh nuk i ka pëlqyer aspak Julian Dedës. Teksa po fliste me banorët e tjerë, aktori tha se Ermalit i ka mbetur hatri me një humor të tij që është bërë shumë viral në rrjetet sociale.
“Unë kam bërë një humor publik, i cili u bë shumë viral në “Instagram-in tim, që nuk kishte lidhje direkte me Ermalin por me të gjithë atë grupin që filloi duke bërë mentorin etj, etj. Bëra një humor, në gjithë botën bëhet humor me çdo gjë, është bërë me Papën humor. E asnjë nuk e ka marrë për keq. Ky zotëria e mori për ters dhe më shkruajti ‘nuk e prisja prej teje…’. edhe unë i thashë, e ke në terezi ti vëlla, vazhdo’”, tha Juli.
Aktori shprehet më pas se me Gentian Zelenajn është sjellë shumë keq dhe nuk kanë komunikim fare.
“Pastaj me Gentin është sjellë shumë keq, nuk ta them arsyen, nuk ka komunikim fare. Kam tentuar që të bëhemi bashkë të 3, me bërë një gjë për 10-vjetorin tonë, tani kemi 20-vjetorin e grupit. Kam tentuar ti bëj bashkë, të bëjmë një recital, një gjë tonën’