E “çmendur” pas Getinjos, Ana e puth në buzë në mes të emisionit (FOTO LAJM)

Ana Lleshi ishte e ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit ku bashkë me producentin u justifikua sa mundi për këngën e parë që publikoi e cila nuk u prit shumë mirë nga publiku. Gjithashtu Ana foli për jetën private, fëmijërinë e saj në jetimore dhe faktin që jeton me nënën biologjike që e ka takuar vetëm para dy vitesh.

Por nisur nga një koment që Ana i ka bërë kohë më parë reperit Getinjo në Instagram dhe që mori mjaft vëmendje, Roza shfaqi në ekran foton e reperi dhe Ana u “tërbua”.

“Sa qejf e ke nga 1-10”, e pyeti Roza dhe Ana u përgjgij pa u menduar dy herë: 100.

Më pas Ana u ngrit nga karrigja për të puthur foton e Getinjos që ndodhej në ekran dhe u sigurua ta puth në buzë./albeu.com/


Shtuar 31.05.2021 12:34