Spektakli i ‘Dancing With The Stars’ ka nisur sot me performanca ‘elektrizuese’ dhe plot surpriza. Konkurrentët kanë përjetuar emocionet e para, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, një nga surprizat ishte edhe performanca e Luizit, por jo si konkurrent. Ai ka kënduar për herë të parë vijën melodike të filmit ‘Pa ty’ ku ai ka rol protagonist, ‘Në Kuadër të Dashurisë’.
Bora dhe Eno më ketë rast, ftoi në skenë disa nga aktorët e ‘kastit’ që janë pjesë e ‘DWTS’ por në rolë të ndryshme. E këtu flasim për Oltën, e cila është vendosur në rolin e jurisë, Eni Shehu konkurrent dhe Luizi si surpriza e mbrëmjes.
Ajo që vumë re ishte ‘indirefenca’ e Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film. Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.
Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës e ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka patur përplasje të forta.
Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.