Kjo verë ka qenë e mbushur plot me ngjarje dhe të reja nga personazhet tona të preferuara të showbiz-it. E konsideruar si vera e bashkëpunimeve muzikore, çdo lajm i bujshëm që dëgjuam në periudhën Qershor-Gusht u diskutuan në studion e ‘Abc e Pasdites’.
Në një panel me gazetarë të fushës, Ermal Peçi foli për ardhjen e Dua Lipës në Shqipëri, një vizitë kjo e komentuar në të gjithë prizmat. Gazetarja Kilda Hysenbegasi zbuloi në program se kjo vizitë e këngëtares ndërkombëtare ishte e paguar, për të promovuar çdo vend ku Dua shkeli.
“Në momentin që ajo ka taguar një vend apo një biznes, ka qenë e paguar për të reklamuar.” – shprehu Kilda Hysenbegasi.
Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri solli dhe shumë zhurmë edhe për çiftin Vula-Hoxha, ku menjëherë pas takimit të Ledrit dhe Sarës me këngëtaren, qarkulluan fjalë se këngëtari shqiptar me divën Dua Lipa dikur kanë qenë të dashur. Sipas gazetarëve, opinioni publik u tregua shumë mizor me partneren aktuale te Ledrit, Sara Hoxha, e cila u bombardua me komente negative të panevojshme.
“Ne kemi vënë re diçka, te Instagrami i Sarës ke komente nga më të ndryshme. Nga biberoni deri te takimi i Ledrit dhe Sarës me Dua Lipën. E çfarë të keqe ka?” – shprehu Ardit Murataj.
Ndërkohë përsa I përket pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë, të tre gazetarët në studio pohuan se ngjarja u zmadhua dhe rezultoi një marketing I mirë për festivalin në fjalë. Nuk munguan tonet e larta për deklaratat online edhe të Noizy apo krahasimet mes suksesit të Lipës e Bregovic, debate që I ndiqni në kanalin tone të Youtube./albeu.com