Dua Lipa e vetmuar në kafene, ndërsa dhjetëra persona e shikojnë nga jashtë dritares

Këngëtarja, Dua Lipa, ka publikuar më në fund klipin për këngën e saj të re, “Training Season”, të cilën ajo e performoi në “Grammy Awards” pak javë më parë

Këngëtarja 28 vjeçare u lajmërua në Instagram për të ndarë me fansat lajmin e emocionuar dhe falënderoi ekipin e saj të “ëndrrave” për realizimin e klipit.

“Training Season” u publikua më 15 shkurt pas muajve të tërë që posteri i këngës kishte qarkulluar tashmë në internet.

Duke reflektuar tekstin në videoklip, i cili në një pjesë thotë “më bëri të ndihem si në vertigo”, Dua u pa e rrethuar nga dhjetëra njerëz në klip.

Dua tregoi flokët e saj të mrekullueshëm të kuq në klip, ndërsa ishte ulur në një kafene të rrethuar nga burra që shikonin nga dritarja.

Videoja muzikore paraqiti Duan në takime me shpejtësi, por që gjithmonë mbetej e zhgënjyer nga fakti që duhej t’i mësonte ata ‘si ta donin atë’.

Gjatë gjithë videos, Dua ishte duke u rrotulluar për të reflektuar ciklin e vazhdueshëm të takimeve dhe lodhjes nga ‘stërvitja e njerëzve për të dalë’ siç duhet.


Shtuar 16.02.2024 12:39