David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa ndër prezantuesit e çmimeve BAFTA

David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa, janë në mesin e atyre që u konfirmuan për të prezantuar nga një çmim të ceremonisë prestigjioze.

Treshja është vendosur të prezantojë një çmim filmi BAFTA, megjithëse nuk është konfirmuar se për cilat kategori. Të bashkuar me ta në skenë gjatë gjithë natës do të jenë prezantuesit e tjerë: Adjoa Andoh të famës së “Bridgerton”, ylli i Bollyëood Deepika Padukone, Hugh Grant dhe Lily Collins. Emra të tjerë të konfirmuar se do të prezantojnë çmimet përfshijnë yjet e “The Crown”, Emma Corrin dhe Gillian Anderson, aktori i “Black Mirror” Himesh Patel dhe zëdhënësi i “Hijack”, Idris Elba. “Rising Star Award” do të jepet nga ish-fituesi Jack O’Connell.

Phoebe Dynevor, Ayo Edebiri, Jacob Elordi, Mia McKenna-Bruce dhe Sophie Wilde janë në garë këtë vit. Hannah Waddingham është konfirmuar se do të performojë një “këngë speciale” gjatë ceremonisë.

Çmimet e filmit BAFTA do të mbahen të dielën në mbrëmje në Royal Festival Hall në Londër. Ato do të transmetohen në Mbretërinë e Bashkuar në BBC dhe iPlayer dhe në ShBA dhe territore të tjera në platformën e transmetimit Britbox.