Drake i premton fansit në koncert se do t’i paguajë borxhin e shtëpisë (VIDEO)

Reperi Drake ka bërë një gjest bujar për një nga fansat e tij në koncertin që po mbante në Kansas City. Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon.

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë:

“Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake dhuron bujarisht për fansat e tij. Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh.

 


Shtuar 4.03.2024 11:51