Dori dhe Olta takoheshin te dhoma e rrëfimit? Eduart Grishaj përgjigjet për herë të parë

I pyetur për këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip 2, Eduart Grishaj, mohoi kategorikisht pretendimet, duke theksuar me Dorin është takuar personalisht kur solli djalin për surprizën e Oltës dhe ai është një djalë i jashtëzakonshëm.

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit.

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm.

E kam takuar nga afër kur ka sjellë çunin që kemi bërë edhe klipin, surprizën…


Shtuar 2.05.2023 22:07