“Dorëzohet” Rihanna, reagon për herë të parë rreth lajmeve për shtatzëninë

Thuhej se këngëtarja nga Barbados, “Bad Gal Riri”, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me partnerin Asap Rocky.

Superylli që u shfaq në vendlindjen e saj këtë javë, ku u nderua si një “Heroinë Kombëtare e Barbados”. Menjëherë pas kësaj nisën spekulimet se ajo mund të jetë shtatzënë, pasi barku i këngëtares dukej disi i rrumbullakosur.

“Rihanna është shtatzënë, ajo ka një bark të madh dhe po duket. Jam shumë i emocionuar”, tha burimi për MTO News.

Një tjetër burim zbuloi se punonjësit u informuan të mos pinin duhan brenda mjedisit pasi ajo synon ta sjellë fëmijën e saj në një “ambient të shëndetshëm”.

“Punonjësit janë informuar në shtëpinë e tyre se nuk lejohet pirja e duhanit. Rihanna është shtatzënë dhe dëshiron ta sjellë fëmijën e saj në një mjedis të shëndetshëm”, tha burimi i dytë.

Pooor, asgjë s’paska qenë e vërtetë! Si gjithmonë, duket se RiRi ka thjesht ca kile më tepër.

Ajo “iu dorëzua” fansave të saj në Instagram, teksa dikush i kishte kërkuar të ishte pjesë e festës së ‘baby shower’.

”A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur,”

“Ti nuk ke ardhur as në 10 festat e mëparshme”- iu përgjigj diva, duke lënë të kuptohet se as kësaj here s’ka asgjë, megjithëse e bëjnë çdo vit shtatzënë.

Epo, për bebin duhet të presim ende! Çifti s’paska gjë në plan!


Shtuar 3.12.2021 10:44