Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Dizajnerja Donatella Versace u shfaq në një ngjarje bamirësie të fondacionit Kering në javën e modës në New York, të organizuar nga aktorja Salma Hayek dhe burri i saj François-Henri Pinault.

Stilistja 69-vjeçare tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj. Për shumë vite, ajo ka bërë shumë ndërhyrje estetike që i kanë ndryshuar fytyrën deri në atë pikë sa që është bërë pothuajse e panjohshme.

“Nuk besoj se një grua duhet të jetë plotësisht natyrale”, ka thënë Donatella, e cila filloi me operacionet plastike në vitet ’90, dhe pas vdekjes së vëllait të saj të famshëm dizenjner Gianni në vitin 1997, pamja e saj filloi të ndryshojë, duke pranuar se përdor rregullisht botoks.

Pamja e saj me kalimin e viteve është ndryshuar drasikisht dhe për shkak të korrigjimeve të tepërta shpesh përfundon në krye të listës së yjeve që e kanë tepruar me ndërhyrje estetike.

Donatella ka qenë e martuar me modelin Paul Beck nga viti 1983 deri në 2000, dhe në vitin 2004 u martua me Manuel Dallori për t’u divorcuar një vit më vonë.

Ajo ka dy fëmijë, vajzën Allegru (38 vjeçe) dhe djalin Daniel (34 vjeç).


Shtuar 11.09.2024 13:54