Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pasi aktori i humorit mori një surprizë me parashutë, përmes së cilës përcillej dhe një mesazh për moderatoren. “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 Janar’, thuhej në mesazh, datë kjo që lidhet me ditëlindjen e Borës.
Ndërsa Donaldi përpiqej t’i shpjegonte Beatrix-it kuptimin e kësaj date, ajo tha se e mirëkupton këtë gjë. Pas kësaj, reagoi Albani duke thënë disa fjalë për motrën e saj. “Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull….”
Por dy fjalë lidhur me këtë situatë ka pasur dhe nëna Antigona Ramosaj. Në një video të Trixës, ajo ka shkruar: “Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë…Trixa dhe fansat e Trixes Ju dua”.
View this post on Instagram