Dolën të ndarë nga “Përputhen”, Juli vë bast: Në shtator Jasmina dhe Andin kthehen bashkë (FOTO LAJM)

Andi dhe Jasmina u larguar përfundimisht nga Përputhen duke u shprehur se kanë ndjenja për njëri tjetrin por nuk kanë mirëkuptim. Teksa në studio po diskutohej mbi këtë temë Juli u shpreh se i sigurt se në shtator do të bëhen të dy bashkë kur të largohet e gjithë vëmendja nga ta.

“Me një fjalë goje mund të jenë bashkë, në një moment mund të mos jenë. Basti im është që këta në momentin që ikin dhe zbehen këto kamerat dhe ikin këto mesazhet sa i bukur je dhe ndonjë lidhje javore e mujore, këto party-t e verës, në shtator këta të dy janë bashkë. Bast sa të duash… Unë nuk do vë veshkën, por do bëhen bashkë. Duhet të ikë vipllëku.”, u shpreh Juli

“Ja marrim paret 50-50, bëhemi bashkë në tetor.”, iu kundërpërgjigj Andi.


Shtuar 1.05.2021 12:44