Dolce ka hapur dyert e shtëpisë më të madhe në Itali, Grande Fratello. Ajo i është bashkuar formatit në Itali për një kohë të shkurtër, si një bashkëpunim mes Kosovës dhe Italisë.
Ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma, në një transmetim të drejtpërdrejt shihet ajo duke përshëndetur të gjithë.
Në lidhjen direkte, prezantuesja u bëri me dije banoreve atje se ka hyrë një konkurrente, që vjen nga “Big Brother i Kosovës”.
Nuk dihet se sa do të qëndrojë Dolce brenda atij reality show.
