“Doje ta dëmtoje”, Arbri ia thotë troç Romeos: I ke thënë ndahu…

Flirtimet po vazhdojnë në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”, por akoma nuk është zyrtarizuar asnjë çift.

Mbrëmjen e sotme është diskutuar për debatin mes Ilnisës dhe Romeos, ku ky i fundit dyshon në marrëdhënien e saj me Meritonin.

Opinionisti, Arbër Hajdari ka shprehur mendimin e tij, i cili ishte se Romeo në qoftë se do e kishte mik Meritonin nuk do shpreheshte gjatë “Prime-t”.

Një pjesë nga biseda:

Arbër Hajdari: Mua më jep idenë sikur Romeo donte ta dëmtonte Ilnisën nëpërm,jet kësaj. Kam vënë re që ai nuk i zjgat debatet. Ajo i kërkon llogari, ky nuk e zgjat. Romeo i ke thënë shokut tënd ndahu nga ajo.

Romeo: Unë e kam pyetur 100 herë ‘Pse?’ Dhe ajo nuk më është përgjigjur akoma.

Ilnisa: Ty të duhet Gazi për të futur mes nesh. Unë kur i bëj dikujt një pyetje të tillë, nëse janë miqtë e mi, do të thotë që ka lidhje direkt me marrëdhënien e tyre, jo me njerëz të jashtëm.

Romeo: Pyetja ime ishte ‘Pse i the atij djali pse nuk më dole në krah në debatin me Gazin’. Ai djali ty të mbron gjithmonë, ti nuk ke nevojë për mbrojtje se je grua e fortë.