Do të habiteni nga ndryshimi drastik i Polatit, si duket sot aktori që fiksoi shqiptarët(Foto)

Aktori i njohur dhe shumë i dashur tashmë edhe për publikun shqiptar, Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdar, i cili luajti në serialin turk “Lugina e uqërve”, serial i cili në Turqi ka arritur rekorde, duke boshatisur rrugët e qyteteve në orarin e transmetimit.

Vlen të theksohet se të njëjtin impakt ka patur edhe në vendin tonë, kur transmetohej në atë kohë.

Të lidhura

None found

Aktori protaginist, Necati Sasmaz, bëri bujë jo vetëm në rolin e tij, por edhe në jetën private.

Ai u nda me bashkëshorten më të cilën ka dy fëmijë, pas shtatë vitesh martesë, por divorci i tyre nuk ishte i zakonshëm.

Aktori akuzonte partneren se ka përfshirë djalin e tyre në një sekt çnjerëzor fetar.

Pas bujës së divorcit, “Polati” u shkëput për disa kohë nga ekrani dhe shfaqja e tij në disa foto, ka habitur ndjekësit e fansat e tij.

Ai duket krejt ndryshe, larg imazhit të burrit perfekt që kishte krijuar prej vitesh.

Të befasuar nga ndryshimi i aktorit, komentet mbizotëruese të ndjekësve janë: “Çfarë ka ndodhur me ty vëlla”, “Necati Sasmaz sa ke ndryshuar”.

 



Shtuar 13.01.2024 15:01