Nisja e Portokallisë këtë sezon ka patur një mungesë të madhe, pikërisht aktorin Flor Binaj i cili prej 18 vitesh është pjesë e saj.
U përfol gjatë për këtë mungesë të tij dhe hipotezat se ai po përfshihet në politikë e madje se po krijon një parti të tijën ishin kryesoret.
Por ka qenë vetë aktori i cili ka ndarë sot lajmin e largimit nga “Portokalli” dhe “Top Channel” dhe ka hedhur poshtë fjalët se është përfshirë në polikë. Në fakt ai po largohet me një mision dhe ky ka të bëjë më të drejtat e autorit në Shqipëri.
“Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një misjon, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë”, shkruan aktori./albeu.com/
View this post on Instagram